Vazhdon shkëlqimi i Drilon Hazrollaj, e mposht i vetëm Gjilanin

Vazhdon shkëlqimi i Drilon Hazrollaj, e mposht i vetëm Gjilanin

15:09, 03/03/2024

Malisheva ka shënuar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës., e katërta radhazi

Në ndeshjen e javës së 23-të, Malishiva e mposhti në udhëtim skuadrën e Gjilanit me rezultat 3-2.

Edhe në këtë ndeshje, shkelqeu talenti Drilon Hazrollaj, i cili realizoi hat-trick, 19′; 40′; dhe 86′.

Te Gjilani golashenues ishin Senad Jarovic 9′ dhe Kushtrim Shabani 75′.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 41 pikëve dhe renditet në vendin e katërt të tabelës.

Në anën tjetër, Gjilani renditet në vendin e tetë me 22 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco