VIDEO/ Cikalleshi shënon sërish në Turqi dhe vendos rekord

VIDEO/ Cikalleshi shënon sërish në Turqi dhe vendos rekord

12:25, 03/03/2024

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e parë për vitin 2024 me fanellën e Koniasporit.

Në minutën e 12-të, futbollisti shqiptar nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij ndaj Pendiksporit.

Cikalleshi ka vendosur kështu një rekord.

Ai bëhet futbollisti i parë i huaj më i mirë për Koniasporin pasi ka shënuar 27 gola në 101 ndeshje.

VIDEO

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco