Golashënuesit më të mirë në dekadën e fundit, ja kush e udhëheq listën

Golashënuesit më të mirë në dekadën e fundit, ja kush e udhëheq listën

18:26, 02/03/2024

 

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka paraqitur së fundmi një tabelë me klasifikimin e dhjetë golashënuesve më të mirë të dekadës së fundit në pesë kampionatet kryesore të Europës. Në këtë renditje, Lionel Messi mban vendin e dytë me 377 gola në 458 ndeshje teksa lë pas rivalin e tij më të madh Cristiano Ronaldo.

Portugezi mes paraqitjeve për Realin e Madridit, Manchester United dhe Juventus ia ka dalë të shënojë plot 350 gola në 408 ndeshje. Për t’u theksuar se dyshen e konsideruar si një nga më të mirat e historisë e lë pas Robert Lewandowski.

Polaku i Barcelonës ka më shumë ndeshje se Messi dhe Ronaldo në këtë llogari ndërsa ka realizuar 407 gola deri më tani. Ndërkohë, në pesëshen e parë është edhe Harry Kane me Kylian Mbappe.

Tabela me golashënuesit më të mirë të dekadës së fundit nga “Transfermarkt”;

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco