‘I kam kërkuar Mourinhos të bëhet trajner i Brazilit’

‘I kam kërkuar Mourinhos të bëhet trajner i Brazilit’

23:21, 01/03/2024

Ish-portieri brazilian i Romës, Julio Sergio, ka zbuluar një histori të veçantë në lidhje me ish-trajnerin e “verdhekuqve”, Jose Mourinhon.

Në një prononcim të dhënë për mediet ai zbuloi se i kishte kërkuar portugezit që të merrte drejtimin e Brazilit.

“Nuk më intereson kombësia e trajnerit të Brazilit. Trajnerët brazilianë janë të mirë, por shumë të ndryshëm nga ata europianë. E pyeta personalisht Mourinho-n nëse donte, por ai më tha jo, të paktën në atë moment. Sot nuk e di. Me kombëtaren humbëm gati një vit duke biseduar për Ancelotti-n, i cili për mendimin tim nuk bëri as një telefonatë, sepse më pas rinovoi me Real Madrid-in. Organizimi i futbollit brazilian është problem sepse ne i kemi ende lojtarët më të mirë, por nuk i zhvillojmë siç duhet”-deklaroi Sergio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco