Bundesliga/ Tjetër dështim për Bayernin, ndalet nga Freiburgu

Bundesliga/ Tjetër dështim për Bayernin, ndalet nga Freiburgu

22:32, 01/03/2024

Bayerni i Mynihut duket i dorëzuar në garën për titullin kampion të Bundesligës.

Mbajtësit e trofeut në 11 sezonet e fundit u ndalën në barazim 2-2 në fushën e Freiburgut, duke i dhënë mundësi Levekusenit që ta çojë në 10 pikë diferencën me ndjekësit (“Aspirinat”), që duhet të fitojnë në fushën e Kolnit.

Golin e parë të takimit e shënuan vendësit, por Bayerni ia doli ta përmbyste rezultatin, por pa mundur ta ruante deri në fund epërsinë.

Një barazim që nuk i bën shumë punë as Freiburgut, që vazhdon serinë e ndeshjeve pa fitore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco