Super Cristian Shpendi, gjen golin e 18-të me Cesenën në kampionat italian këtë sezon

Super Cristian Shpendi, gjen golin e 18-të me Cesenën në kampionat italian këtë sezon

21:54, 01/03/2024

Cesena është duke fituar ndaj Entella me rezultatin 3-0 në takimin e javës së 29-të të Serie C dhe mes protagonistëve është edhe sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Cristian Shpendi.

Ai realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 34-t, duke i dhuruar siguri dhe duke treguar edhe njëherë formën e mirë që ai vetë po kalon.

Sulmuesi kuqezi është golashënuesi më i mirë i këtij kampionati, ndërsa deri tani numëron 18 gola.

Golat e Shpendit kanë qenë shumë vendimtarë për Cesenën, që momentalisht kryeson me 71 pikë, plot 12 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Torres.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco