Amir Abrashi rinovon edhe një vit me klubin zviceran

Amir Abrashi rinovon edhe një vit me klubin zviceran

17:16, 29/02/2024

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën zvicerane, Grasshoppers.

Abrashi dhe klubi në fjalë do të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2025.

Kapiteni i klubit zviceran, pasi firmosi kontratën e re, u shpreh tepër i lumtur.

“Për mua nuk ka asnjë klub tjetër përveç Grasshoppers. Kam mësuar, përjetuar dhe zhvilluar shumë këtu. Këtu jam si në shtëpi. Jam i lumtur që mund të vazhdoj në këtë klub dhe dua të arrij potencialin tim të plotë”, u shpreh Abrashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco