Dënim i rëndë për Pogba, 4 vite skualifikim për francezin

Dënim i rëndë për Pogba, 4 vite skualifikim për francezin

14:02, 29/02/2024

 

Paul Pogba është dënuar me 4 vite përjashtim nga të gjitha aktivitetet për përdorim dopingu. Gjykata Kombëtare Anti-Doping pranoi plotësisht kërkesat e prokurorisë.

Mesfushori i Juventusit u gjet pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara në një test pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht dhe më pas u pezullua si masë paraprake. Dënimi mund të apelohet në CAS.

Mesfushori francez (aktualisht 30 vjeç), që nuk është aktivizuar që nga 20 gushti, tashmë rrezikon të mbyllë përfundimisht karrierën e tij si futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco