Rregullat e Fair Play-t Financiar, Chelsea detyrohet të shesë Armando Brojën

Rregullat e Fair Play-t Financiar, Chelsea detyrohet të shesë Armando Brojën

14:25, 28/02/2024

Klubit londinez të Chelseas i duhen miliona euro për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar.

Klubit londinez të Chelseas i duhen miliona euro për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar dhe për këtë janë të detyruar të shesin katër lojtarë, mes tyre edhe Armando Brojën.

Me një investim të madh në dritaret e fundit të transferimeve, Chelsea tani duket i detyruar të përmbahet. Sipas Telegraph, klubi londinez është i detyruar që së shpejti të mbledhë rreth 100 milionë euro për të respektuar rregullat e Fair Play-t Financiar.

Katër emra janë caktuar për të 'mbushur arkat e klubit anglez'. Trevor Chalobah, Armando Broja, Conor Gallagher dhe Marc Cucurella.

Pavarësisht milionave të shpenzuara, Chelsea po kalon një sezon të nivelit të ulët, siç dëshmohet nga vendi i tyre i 11-të në Premier League. Forma jo e mirë u pa edhe në finalen e Carabao Cup, humbur 1-0 me Liverpoolin.

Edhe pse Armando Broja u dërgua në huazim te Fulham për të marrë sa më shumë minuta, te Chelsea janë të gatshëm të shesin Brojën në verë dhe për këtë nuk do binden pa 40 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco