Situata te Atletico Madrid, flet Presidenti: Gjithçka do shkojë mirë ndaj Interit, por na duhet edhe pak fat

Situata te Atletico Madrid, flet Presidenti: Gjithçka do shkojë mirë ndaj Interit, por na duhet edhe pak fat

09:41, 28/02/2024

Atletico Madrid pësoi disfatë 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Interit dhe në këto kushte, për takimin e kthimit në Champions League, synohet vetëm përmbysja.

Presidenti i Los Colchoneros, Enrique Cerezo, u shpreh optimist për sfidën me zikaltërit, në një intervistë të dhënë.

“Sigurisht që jemi gjithmonë mes dy zjarreve. Nuk dimë nëse duhet të shkojmë djathtas apo majtas, por mendoj se në fund gjithçka do të shkojë mirë.

Të shohim nëse do të kemi fat. Ne nuk kemi pasur fat me lëndimet, të shohim nëse do të kemi fat në ndeshjet e kthimit për përmbysjen eventuale”, tha Cerezo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco