Mesfushori lufton me vdekjen, futet në terapi intensive

Mesfushori lufton me vdekjen, futet në terapi intensive

18:32, 27/02/2024

Orë frike dhe ankthi për fatin e Kristoffer Olsson, mesfushorin 28-vjeçar që luan në Danimarkë me Midtjylland, pjesë e kombëtares suedeze që ka humbur ndjenjat teksa ndodhej në shtëpi dhe aktualisht është shtruar në spital dhe i lidhur me një aparat respirimi në terapi intensive.

Ende nuk kanë dalë konfirmimi e në lidhje me natyrën e problemit dhe pse flitet për një sëmundje akute që ka lidhje me funksionin e trurit.

Vetëm kaq dihet në lidhje me gjendjen e futbollistit të rritur në akademinë e Arsenalit, i cili nuk arrin të marrë frymë vetë, por ka nevojë për ndihmën e një aparati.

Të dhëna që i bëjnë të ditur dy komunikata, e para ajo e Federatës Suedeze ku shkruhet: “Këtë mëngjes morëm lajmin e tmerrshëm se Kristoffer Olson është ndier keq papritur dhe gjendet në spital i lidhur me një aparat respirator.

E gjithë familja e futbollit suedez mendon për ty dhe shpreson që ta marrësh veten shpejt. Mendimet tona shkojnë edhe për të dashurit e Kristoffer në këtë moment të vështirë”.

Ndërkohë në komunikatën e Midtjylland shkruhet: Futbollisti 28-vjeçar i kombëtares suedeze ka humbur ndjenjat në shtëpinë e tij të martën dhe është transferuar në spitalin universitar të Aarhus, ku është shtruar i lidhur me një respirator”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco