Sukseset në drejtimin e skuadrës/ Ballkani ‘shpërblen’ trajnerin Ilir Daja

Sukseset në drejtimin e skuadrës/ Ballkani ‘shpërblen’ trajnerin Ilir Daja

17:13, 26/02/2024

Ilir Daja do të drejtojë skuadrën e Ballkanit deri në vitin 2026.

Këtë lajm e kanë bërë publik kampionët e Kosovës, ndërsa përmes rrjeteve sociale theksojnë se Daja së bashku me “kalorësit” e tij nisën të shkruajnë historinë e klubit nga Suhareka, ndaj dhe i është besuar “dirigjenca e simfonisë” edhe për dy vite të tjera.

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.

Ai me “orkestrën”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e  historisë.

Ne i kemi besuar të na prijë betejave.

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!

Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh ??

Zonja dhe zotërinj, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.

Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!

Na priftë e mbara!”, shkruhet në postimin e Ballkanit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco