Ka kaluar shumë kohë nga 29 shtatori i vitit 2018 kur Lautaro Martinez arriti të shënonte golin e parë me fanellën zikaltër.
E krosonte Dalbert dhe ai gjente rrjetën e Kaljarit.
Deri më sot ka arritur të shënojë edhe 98 gola të tjerë për të arritur në 99 në total në 195 ndeshje me fanellën e Interit në Serinë A.
I mungon edhe një për të arritur 100 gola. Nëse në kampionat është duke fluturuar, Europa nuk është habitati i tij më i mirë. Në sfidat kur duhet të jetë vendimtar dhe janë sfidat eliminatore, ka arritur të shënojë vetëm 2 gola.
Lautaro Martinez ka arritur të parakalojë edhe Mauro Ikardin si golashënuesin e 7 të historisë.
Në total ai ka arritur të shënojë 125 gola në 270 ndeshje të luajtura.
Kundër Leçes ka shansin e artë për të shënuar golin e 100-të në kampionat.
Lautaro Martinez është i vetmi sulmues titullar në dispozicion të trajnerit Inzagi duke qenë se Turam u dëmtua në duelin kundër Atletikos.
Ndërkohë që Arnautoviç dhe Sançez do të ndajnë minutat dhe ndeshjet deri në duelin e kthimit me Atleticon e Madridit. Mirëpo, garancia në repartin e avancuar mban emrin e kapitenit zikaltër që është rritur si futbollist dhe si njeri.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: