De Biasi analizon Interin: Shpresoj që Inzagi të hapë cikël fitues

De Biasi analizon Interin: Shpresoj që Inzagi të hapë cikël fitues

16:18, 24/02/2024

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka analizuar situatën e Interit duke thënë se është një nga skuadrat më në formë të Italisë dhe Europës.

Ai shpreson që Inzagi të nisë një cikël fitues dhe të vazhdojë të qëndrojë gjatë aty.

“Kundër Atleticos, Interi bëri një ndeshje të madhe dhe mund të fitonte me disa gola diferencë. Shpresoj që të kalojë turin dhe të luajë në çerekfinale. Unë e njoh Simonen sepse e kam pasur lojtar te Carpi në fillimet e karrierës së tij”, tha De Biasi.

Ai më tej zbuloi edhe disa prapaskena me lojtarët që i ka pasur në skuadër nga ata zikaltër.

“Kam stërvitur Cuadradon dhe Sanchesin. Bënin lojëra pas stërvitjes dhe kiliani e driblonte gjithmonë. Cuadrado nuk ia dilte kurrë”, tregon De Biasi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco