Situatë e pazakontë në ndeshjen e Serisë A, zëvendësohet gjyqtari

Situatë e pazakontë në ndeshjen e Serisë A, zëvendësohet gjyqtari

21:46, 23/02/2024

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në minutat e parë të ndeshjes së Serisë A mes Bolonjës dhe Veronës.

Që në minuta e parë të sfidës është dashur të ndalet loja dhe të bëhet një zëvendësim i detyruar për dëmtim të arbitrit të ndeshjes.

Gjyqtari kryesor, Rosario Abiso, ndrydhi kaviljen duke vrapuar dhe nuk mund të ecte më me ritmin që kërkonte ndeshja.

Ndaj ai pasi mori ndihmën mjekësore duke fashuar këmbën e dëmtuar, bëri shenjë për ndërrim.

Ashtu siç parashikon protokolli për raste të tilla, vendin e tij në fushë e mori gjyqtari i katërt, Xhakomo Kamplone, i cili kësisoj drejtoi minutat e mbetura të takimit.

Ndërsa Abiso ishte ai i cili nga ai moment mori përsipër detyrat e gjyqtarit të katërt, duke ndihmuar në këtë rol në vazhdimësinë e sfidës së Serisë A.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco