Formula 1/ Hamilton: Ferrari është një ëndërr fëmijërie, duhej ta shfrytëzoja këtë mundësi

Formula 1/ Hamilton: Ferrari është një ëndërr fëmijërie, duhej ta shfrytëzoja këtë mundësi

18:47, 23/02/2024

Me rastin e ditës së fundit të testeve në Bahrein, Lewis Hamilton rikthehet për të folur për kalimin e tij te Ferrari duke filluar nga viti 2025.

“Ferrari është një ëndërr fëmijërie. Ishte një mundësi që vendosa ta shfrytëzoj. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Mercedes më ka mbështetur për 26 vjet dhe jam krenar për arritjet e mia me këtë kompani, por mendo se duhet të shkruaj historinë time dhe mendova se ishte koha e duhur për të filluar një kapitull të ri.

Kur isha fëmijë dhe luaja video-lojëra të Formula 1, kam zgjedhur gjithmonë Michael Schumacher. Çdo shofer pyet veten se si do të ishte të vishte kostumin e Ferrarit.

Ferrari nuk ka arritur rezultate të shkëlqyera që nga viti 2007 dhe kjo gjithashtu më stimulon”, ka thënë ndër të tjera Hamilton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco