Testi i fundit përpara Shqipërisë, Italia zhvendos miqësoren me Bosnjën

Testi i fundit përpara Shqipërisë, Italia zhvendos miqësoren me Bosnjën

16:12, 23/02/2024

Katër miqësore ka programuar Italia në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024.

Të kaltrit janë pjesë e Grupit B në Gjermani 2024, me rivalë si Shqipëria, Spanja dhe Kroacia.

Katër herë kampionët e botës do të luajnë takimin e parë në Europian përballë kuqezinjve të Sylvinhos.

Në datën 15 qershor (21:00), në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Miqësoret nisin në datën 21 mars përballë Venezuelës. Tri ditë më vonë do të zhvillohet sfida me Ekuadorin.

Më pas dy sfida në qershor: përballë Turqisë (4) dhe Bosnjës.

Pikërisht dueli i fundit miqësore kundër Bosnjës është zhvendosur nga data 8 në 9 qershor në stadiumin “Carlo Castellani” të Empolit (20:45).

Dhe të nesërmen e 10 qershorit, kombëtarja italiane do të niset për në Gjermani.

Ndërkohë, trajneri Luciano Spalletti do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar në Euro 2024 në datën 7 qershor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco