Pasuesi i Xavit, një gjerman në listën e Laportës

Pasuesi i Xavit, një gjerman në listën e Laportës

20:39, 21/02/2024

 

Merkato e trajnerëve bëhet gjithnjë e më e gjallë dhe pas lajmërimit të Bayernit të Mynihut në lidhje me lamtumirën në fund të sezonit të Thomas Tuchel, bëhet edhe më intriguese.

Për stolin e bavarezëve shumë kishin menduar për Hansi Flick, por pas eksperiencës mes 2019 dhe 2021 tekniku gjerman është gati të kalojë në Spanjë. Ish trajneri i Gjermanisë, vlerëson jashtëzakonisht stolin e Barcelonës ku do të zëvendësonte Xavi Hernandez , i cili do të largohet në fund të sezonit.

58-vjeçari është aktualisht i lirë dhe nuk ka patur asnjë kontakt me bavarezët, duke qenë se preferon projektin e blaugranave në kërkim të ringritjes pasi kanë parë të venitet ëndrra për të përsëritur triumfin në La Liga.

Mbi të gjitha Flick është vlerësuar gjithmonë në Katalunjë, edhe falë fitores 8-2 që mori me Bayernin ndaj Barcelonës në çerekfinalet e Champions League. Një kulm ky në karrierën e teknikut që atë vit arriti të fitonte Championsin.

Gara për stolin blaugrana mbetet gjithsesi e komplikuar me Roberto De Zerbin që është aktualisht në “pole position”, falë punës së shkëlqyer që ka bërë me Brighton, çka e ka bërë një nga trajnerët më të vlerësuar të Europës.

Më pak kuota ka opsioni Mikel Arteta që është në garë për fitimin e Premier League, ashtu si dhe Luis Enrique që me shumë mundësi do të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco