Kupa e Shqipërisë/ Njihuni me rezultatet e çerekfinaleve të para Laçi-Egnatia dhe Erzeni-Vllaznia

Kupa e Shqipërisë/ Njihuni me rezultatet e çerekfinaleve të para Laçi-Egnatia dhe Erzeni-Vllaznia

15:36, 21/02/2024

Erzeni ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Vllaznisë në sfidën e parë çerekfinale, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Në stadiumin “Demrozi” të Rrogozhinës gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, me ish-mbrojtësin e shkodranëve, tashmë te Erzeni, Xhelil Asanin, që gjeti golin e avantazhit për skuadrën nga Shijaku.

Vllaznia gjeti golin e barazimit në minutën e 88-të me anë të mbrojtësit Geralb Smajli, megjithatë dy minuta më vonë shënoi sërish Erzeni, këtë herë me anë të Kacbufit, duke siguruar triumfin me rezultatin 2-1.

Me këtë rezultat shijakasit hedhin një hap drejt gjysmëfinales, megjithatë gjithçka do të përcaktohet të martën e 5 marsit në “Loro Boriçi”, kur të luhet dhe ndeshja e kthimit.

Vlen të theksohet se shkodranët prishin kështu serinë e rezultateve pozitive, pasi pësojnë humbja pas plot 10 ndeshjesh mes kampionatit dhe Kupës.

Egnatia i bën hyzmetin në maksimum edhe Kupës së Shqipërisë, teksa këtë pasdite ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 0-1 në Laç dhe të hedhë një hap drejt kualifikimit në fazën gjysmëfinale.

Rrogozhinasit zgjidhën gjithçka në shtesë, kur fituan një penallti, të cilën e shndërroi në gol mesfushori veteran Albano Aleksi, i cili vulosu edhe suksesin 0-1 të Egnatias, që në ndeshjen e kthimit në shtëpi do të duhet të mbrojë avantazhin për të qëndruar në garë për Kupën e Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco