Humbje të frikshme të ardhurash, Al Nassr i trembet largimit të Cristiano Ronaldos

Humbje të frikshme të ardhurash, Al Nassr i trembet largimit të Cristiano Ronaldos

13:40, 21/02/2024

Cristiano Ronaldo është “ylli” i parë dhe më i rëndësishëm që u largua nga Europa në drejtim të Arabisë Saudite, ku u bashkua me skuadrën e Al Nassr.

Megjithatë, tashmë klubi arab frikësohet për të ardhmen e sulmuesit portugez, me kontratën që përfundon në qershor të 2025-ës.

Frika e klubit është se mund ta humbasë CR7, diçka që do i shkaktonte fatkeqësi ekonomike në çdo aspekt.

Sipas raportimeve të medieve arabe, Al Nassr paguan kontratat “faraonike” të lojtarëve të tij falë aktiviteteve të lidhura me Ronaldon, një markë e vërtetë si dhe një kampion i aftë për të bërë ende diferencën.

Prandaj, dëshira e klubit është ta bindë atë të luajë përtej vitit 2025.

Al Nassr mund të favorizohet nga fakti se portugezi e di se është një nga opsionet e pakta që i ka mbetur për të qenë protagonist.

Megjithatë një tjetër mundësi është edhe rikthimi tek ish-klubi i tij, Sporting, dhe duke qenë se Ronaldo dëshiron të luajë në Botërorin 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, tërheqja nga futbolli nuk ekziston si mundësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco