Scaloni 'konfirmon' largimin nga Argjentina: Nuk jam trajneri i duhur për këtë kombëtare

Scaloni 'konfirmon' largimin nga Argjentina: Nuk jam trajneri i duhur për këtë kombëtare

10:19, 08/12/2023

Lionel Scaloni vijon të trembë Argjentinën. Trajneri i kombëtares kampione të botës ishte i pranishëm në shorteun e hedhjes së fazës së grupeve të Kupës së Amerikës 2024. Për mediat ai konfirmoi idenë e largimit, që e kishte hedhur edhe pas fitores 1-0 ndaj Brazilit dy javë më parë.

“Jam këtu në short pasi jam ende trajneri i Argjentinës. Pas ndeshjes me Brazilin thashë se kasha nevojë për një moment reflektimi dhe jam ende në atë fazë. Është e rëndësishme pas gjithë asaj që kaluam dhe duhet të mendojmë për atë që na pret”, tha Lionel Scaloni.

“Mendoj për momentin që po jetoj. Është e rëndësishme të ndalim topin e të flasim, nuk ka asgjë të cuditshme. Lojtarët janë mirë, skuadra është mirë dhe duhet një trajner që është mirë, me të gjitha energjitë. E thashë dhe e përsëris, kanë nevojë për një trajner të nivelit të tyre”, shtoi Scaloni.

“Marrëdhënia me presidentin tapia është shumë e mirë, është një cështje personale”, tha Scaloni, që në lidhje me një sherr me Messi, shtoi: “Bisedova me të pas episodit në Maracana dhe ka pranuar që të flasim përsëri. Është kapiteni dhe kam një marrëdhënie të mirë me të”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco