Juventus-Napoli, supersfida që përcakton fatin e sezonit të dy skuadrave

Juventus-Napoli, supersfida që përcakton fatin e sezonit të dy skuadrave

09:41, 08/12/2023

 

Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Juventusit dhe Napolit, siç nënvizon “Corriere della Sera”, nuk është e rëndësishme për rivalitetin mes dy klubeve dhe as për derbin toskan mes dy trajnerëve. Më shumë se çdo gjë është një ndeshje vendimtare për vazhdimin e sezonit të dy skuadrave.

Allegri dëshiron ta mbajë “Zonjën e Vjetër” lart në renditje, por duke “fluturuar” poshtë, siç duket edhe nga deklaratat e tij: “Ndjej shumë eufori pas fitores në Monza, duhet të qëndrojmë të fokusuar.

Napoli është i fortë larg shtëpisë dhe ndaj tij kemi vetëm fitore kohët e fundit. Objektivi është të grumbullojmë më shumë pikë se sezonin e kaluar në fund të fazës së parë. Le të mendojmë deri më 7 janar, pastaj do të shohim”.

Edhe Mazzarrit i duhen 3 pikët. Dy humbjet e fundit radhazi, kundër Real Madridit dhe Interit, kanë lënë një shije të keqe në gojë, sepse skuadra e tij, në të dyja rastet, doli pa marrë asgjë. Problemi është i qartë në kokën e trajnerit:

“Duhet të ndërhyj, sepse sapo gabojmë pësojmë gola. Më duhet kohë për ta kuptuar problemin, në fund të muajit do ta kem një ide më të saktë”. Prandaj do të duhej një rezultat pozitiv, ndoshta në ndeshjen e madhe në Torino. Një tjetër humbje për kampionët në fuqi të Italisë do të ishte shumë e rëndë.

Juan Jesus në mbrojtje dhe Piotr Zielinski në mesfushë. Sipas edicionit të sotëm të “Corriere dello Sport”, këto do të jenë dy prurjet ndryshe në formacionin e Napolit për ndeshjen e sotme kundër Juventusit, në krahasim me formacionin e rreshtuar me Interin në “Maradona”.

Megjithatë, konfirmimi do të jetë Natan në rolin e mbrojtësit të majtë, ndërsa Juan Jesus do të zërë vendin e Ostigardit. Polaku, në vend të kësaj do të kompletojë mesfushën me Lobotka dhe Anguissa. Stol për Elmas.

Ndeshja kundër Napolit do të jetë e rikthimeve dhe sigurive. Në fakt, Allegri nuk do të ketë në dispozicion vetëm Weah, ndërsa Danilo dhe Locatelli janë gati të rikthehen në formacionin fillestar. “Ata nuk janë ende në top-formë, por duhet ta nisin nga minuta e parë, nëse nuk ka shenja të kundërta nga seanca finale e planifikuar për sot në mëngjes”, – shkruan “Corriere dello Sport”.

Braziliani do të kompletojë treshen mbrojtëse me Gatti dhe Bremer, ndërsa mesfushori italian do të mbështetet nga McKennie dhe Rabiot. Alternativa e parë në rast të dilemave mbetet Nicolussi Caviglia.

Formacionet e mundshme
JUVENTUS-NAPOLI
JUVENTUS (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Chiesa.
NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Natan; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco