Rikthehen zërat e merkatos për Kristjan Asllanin

Rikthehen zërat e merkatos për Kristjan Asllanin

15:37, 06/12/2023

 

Kur mungon më pak se një muaj nga hapja e merkatos, rikthehen zërat për të ardhmen e Kristjan Asllanit. Ylli i ri i mesfushës është vazhdimisht në vëmendjen e skuadrave elitare në Serinë A italiane.

Kjo për faktin se hapësirat te Interi mbeten tejet të kufizuara. Aktivizimi i tij ka qenë gjithmonë me pikatore. Me llogari të thjeshta, 36 minutat e luajtura kundër Salernitanës përbëjnë qëndrimin më të gjatë në fushë në një ndeshje të kampionatit.

E vetmja ndeshje që ka luajtur si titullar është ajo e Champions League përballë Benfica, në Lisbonë, me zikaltërit që lanë pushim titullarët, pasi e kishin siguruar kalimin e grupeve. Duke vlerësuar këtë situatë, edhe vetë Asllani duket i gatshëm ta shqyrtojë largimin në formë huazimi.

Empoli, skuadra ku 21-vjeçari është rritur si futbollist, është një prej alternativave më të mira. Kuqeziu e njeh mjaft mirë klubin dhe nuk do t’i duhej kohë të ambientohej. Për më tepër, aty do të luante titullar, duke koleksionuar minuta të çmuara në fushë dhe eksperiencë.

Një tjetër skuadër që interesohet për mesfushorin shqiptar është Fiorentina. Vjollcët janë rikthyer në garën për Asllanin, megjithatë, sipas mediave përtej Adriatikut, Empoli duket në avantazh, edhe sepse klubet kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco