Milan me 'shpatulla pas murit', Maignan kërkon trefishim të pagës

Milan me 'shpatulla pas murit', Maignan kërkon trefishim të pagës

15:03, 06/12/2023

 

Një muaj më parë Mike Maignan deklaronte se nuk ishte ende momenti për të folur për rinovimin e kontratës, por tani diçka duket se ka ndryshuar, pasi mes agjentit të portierit numër një të kuqezinjve dhe klubit janë zhvilluar kontaktet e para. Dëshira e përbashkët është për të ecur përpara, por pengesat nuk mungojnë.

Natyrisht janë të karakterit financiar, pasi ish-portieri i Lille, që po ndiqet me interes nga Bayerni i Mynihut, ka kërkuar një pagë të rëndësishme, 8 milionë euro. Është thuajse trefishi i pagës së tij aktuale me Maignan që merr aktualisht 2.8 milionë euro, dhe kërkesa është shumë e lartë për arkat e kuqezinjve.

Maignan është një ndër portierët më të mirë në botë, e thonë faktet, edhe pse tifozët e Milanit nuk kanë hequr nga mendja gabimet në ndeshjen e San Siros me Borussian e Dortmundit. Drejtuesit e Milan kanë si synim ta mbajnë gjatë, edhe pse vështirë se mund ta përkufizojnë të paprekshëm, pasi para ofertave të veçanta, siç ndodhi me Tonalin verën e kaluar, drejtuesit e Milan do të jenë të detyruar të ulen në tavolinën e negociatave.

Sigurisht që Milani ka vendosur një çmim të lartë, pasi nuk bëhet fjalë për të folur për shifra poshtë 100 milionë eurove, mesazh që i është dhënë edhe Chelseat verën e kaluar. Verën e ardhshme në sulm për Maignan mund të hidhet Bayerni e Mynihut që e ka francezin në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Neuer.

Në këtë mënyrë “blindimi” i tij nga ana e Milanit për një zgjatje të kontratës do të ishte veprimi ideal për Milanin, por duhen bërë llogaritë me kërkesën prej 8 milionë eurosh. Një pagë më e lartë kjo edhe se 7 milionë eurot neto që merr Rafael Leao, aktualisht lojtari më i paguar në organikën e Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco