Lacio feston me Hysajn titullar, triumfon ndaj Xhenoas në Kupën e Italisë

Lacio feston me Hysajn titullar, triumfon ndaj Xhenoas në Kupën e Italisë

23:03, 05/12/2023

Lacio triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Xhenoas me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë, duke u kualifikuar për më tej. 

Skuadra e trajnerit Mauricio Sarri, ku u aktivizua titullar edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, iu fal golit të mesfushorit francez Guendouzi në minutën e 5-të.

Ky ishte suksesi i tretë radhazi për të kaltrit nga kryeqytetit, të cilët 3 ndeshjet e fundit i kanë zhvilluar në shtëpi.

Pas fitoreve në Champions ndaj Sëlltik dhe asaj në kampionat ndaj Kaljarit, Lacio arriti të regjistronte një tjetër rezultat pozitiv.

Për sa i përket Hysajt, ai u aktivizua gjatë gjithë takimit si mbrojtës i krahut të djathtë, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco