Portieri gjerman i nënshtrohet operacionit

Portieri gjerman i nënshtrohet operacionit

21:10, 05/12/2023

Ter Stegen do t’i nënshtrohet një operacioni këtë javë, siç e ka konfirmuar këtë pasdite edhe Barcelona.

Portieri gjerman më në fund ka zgjedhur të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për të shmangur dhimbjen e shpinës që ka pasur prej tri javësh dhe që e pengon të jetë në dispozicion të Xavit.

“Pas bisedave intensive me stafin mjekësor të klubit dhe disa ekspertë, vendosëm se ishte më mirë të bëhej operacioni,” ka komentuar portieri gjerman në rrjetet sociale.

“Qëndrimi jashtë më shqetëson, por është vendimi korrekt dhe i sigurt për t’u rikthyer në kushtet më të mira”.

Portieri gjerman u lëndua gjatë grumbullimit me kombëtaren e tij në nëntor dhe ka munguar në tri ndeshje: kundër Rayos dhe Atléticos në La Liga dhe kundër Portos, në Champions League.

Deri tani ai ka ndjekur trajtimin konservativ, por dhimbjet e shpinës nuk i janë përmirësuar. Me gjithë përpjekjet e portierit, dhimbjet nuk janë larguar dhe nuk ka pasur progres. Për këtë arsye ai mori vendimin për t’iu nënshtruar një operacioni. Ende nuk është e qartë se sa kohë do t’i duhet Ter Stegenit për t’u kthyer në dispozicion të Xavit.

Nuk është hera e parë që Ter Stegen i nënshtrohet operacionit. Në sezonin 2020-2021, ai iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë dhe qëndroi jashtë për tre muaj e gjysmë.

Te Barça janë të qetë, sepse zëvendësuesi i Ter Stegenit, Inaki Pena, është shfaqur në formë shumë të mirë, duke spikatur në tre takimet ku është aktivizuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco