Kristjan Asllanin e duan dy klube të Serisë A

Kristjan Asllanin e duan dy klube të Serisë A

20:10, 05/12/2023

Kristjan Asllani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Itali, pasi zërat e merkatos për mesfushorin shqiptar nuk mbarojnë kurrë.

Mosaktivizimi i tij si titullar tek Interi ka bërë që emri i lojtarit të qarkullojë përsëri në mediat italiane si një futbollist i cili mund të huazohet nga zikaltrit në janar.

Asllani kërkon të luajë më rregullisht ndaj edhe shihet si një opsion i mundshëm për klube të Serisë A që janë të gatshëm t’i besojnë atij regjisë.

Emri i mesfushorit kuqezi ka qarkulluar vazhdimisht dhe ekipi që e kërkon është Fiorentina, e interesuar për shërbimet e tij edhe para se të transferohej tek Interi.

Ky variant është përsëritur edhe këto ditë në mediat italiane.

Ndërkohë, së fundmi ka dalë në skenë një opsion interesant. Empoli, klubi ku u rrit futbollisti, ka filluar të diskutojë një kthim të tijin në huazim për pjesën e dytë të këtij edicioni.

Një marrëveshje mund t’u interesonte të gjitha palëve, pasi Asllani do të gjente minutat që i duhen në këtë periudhë të formimit të tij futbollistik.

Ndërsa edhe Empoli do të kishte një lojtar të cilësisë së jashtëzakonshme në mesfushë, ku ka pasur probleme të vazhdueshme gjatë edicionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco