Super kompjuteri parashikon si do të përfundojë sezoni i Premier League

Super kompjuteri parashikon si do të përfundojë sezoni i Premier League

19:44, 05/12/2023

Një superkompjuter ka parashikuar se si do të përfundojë sezoni në Premier League dhe kjo nuk duket aspak mirë për tifozët e Manchester United.

Superkompjuteri i quajtur BETSiE ka simuluar sezonin në elitën e futbollit anglez 100 mijë herë për të ardhur deri te ky rezultat.

Ai mori parasysh rezultatet e të gjitha ndeshjeve në të gjitha garat, rezultatet e parasezonit dhe të sezonit aktual.

Arsenali pritet të përfundojë përsëri në vendin e dytë, ndërsa Liverpooli do të rikthehet në të tretin, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Top katërshen do ta përmbyllë ekipi i Newcastle, njësoj si në edicionin që lamë pas.

Por, superkompjuteri ka parashikuar se United do të mbetet pa futboll evropian dhe do të regjistrojnë pozitën më të keqe në histori, duke u pozicionuar në vendin e dhjetë.

Para se gjithash, këto rezultate u morën pas humbjes së United me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Newcastles.

Sa i përket Chelseat, superkompjuteri ka garantuar pozitën e gjashtë për ta, mbi rivalin e qytetit Tottenhamin, por një vend më poshtë se Aston Villa që renditet e pesta.

Ekipet që do të përballen me rënie nga kategoria janë Burnley, Luton dhe Sheffield United, gjithmonë sipas algoritmeve të BETSiE.

Evertoni është dënuar me heqje të dhjetë pikëve për shkak të thyerjes së rregullave financiare dhe momentalisht gjendet në zonën e rënies.

Por me vetëm një humbje në pesë ndeshje, të gjitha shenjat tregojnë se ata do të jenë në gjendje ta anashkalojnë rënien nga Premier League.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco