Marotta: Ronaldo nuk më acaroi kurrë kur ishim te Juventusi

Marotta: Ronaldo nuk më acaroi kurrë kur ishim te Juventusi

19:24, 05/12/2023

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur së fundmi për Cristiano Ronaldon dhe kohën kur portugezi ishte te Juventusi, duke e lavdëruar sulmuesin 38-vjeçar.

“Ai ishte dhe është një lojtar shumë i mirë, por mbi të gjitha është një kampion i madh. Një kampion është dikush që mund t’ua përcjellë bindjen e tij shokëve të skuadrës. Ai ishte një lider i madh i asaj skuadre dhe lojtari më i famshëm. Ishte një lojtar i vështirë për t’u përballuar dhe kjo është arsyeja pse ai ishte sfidues, por ai nuk më irritoi kurrë”, pohoi Marotta.

Cristiano Ronaldo, tani pjesë e Al Nassr, iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2019, pasi u largua nga Real Madrid, ndërsa qëndroi aty deri në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco