Roma përmbys Sassuolon dhe sheh zonën Champions

Roma përmbys Sassuolon dhe sheh zonën Champions

20:43, 03/12/2023

 

Roma siguroi tri pikë shumë të rëndësishme në Sassuolo pas fitores 1-2. Që erdhi me përmbysje nga djemtë e Jose Mourinhos.

Të parët kaluan vendasit në avantazh me anë të brazilianit Matheus Henrique në minutën e 25’, por Sassuolo mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të rumunit Daniel Boloca (62’).

Forcat ndryshuan në fushë dhe Roma përfitoi. Në fillim erdhi barazimi falë penalltisë së Paulo Dybala (76’). Gjashtë minuta më vonë erdhi edhe përmbysja.
Danezi Rasmus Kristensen pati edhe fat, pasi goditja e tij u devijua nga mbrojtja vendase. Me suksesin e sotëm, Roma kap përkohësisht Napolin në vendin e katërt me 24 pikë.

Nedim Bajrami u fut në fushë në minutën e 81’ për Sassuolon. Skuadër që mbetet në vendin e 15-të me po kaq pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco