Sylvinho për 'Marca': Do kemi shumë mbështetje në Gjermani, çdo short do ishte grup ferri për Shqipërinë

Sylvinho për 'Marca': Do kemi shumë mbështetje në Gjermani, çdo short do ishte grup ferri për Shqipërinë

17:49, 03/12/2023

 

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho Campos komentoi për “Marca” shortin e “Euro 2024”.

Tekniku i “kuqezinjve” theksoi se çdo grup do të ishte grup ferri për Shqipërinë, ndërsa shtoi se faktin që ekipi i tij do të ketë shumë mbështetje, pasi në Gjermani ka shumë shqiptarë.

“Në Gjermani ka shumë shqiptarë dhe do të jetë bukur t’i shikojmë në stadium. Shqipëria merr pjesë për të 2-ën herë në Europian, por tashmë është rritur. Shqipëria është një vend entuziast. I mbyllëm kualifikueset para Polonisë e Çekisë, që janë shumë të forta. Në “Euro 2024” duhet të tregojmë forcën tonë, nuk do të jetë e lehtë. Spanja ka shumë cilësi, më pëlqen dhe ka tjetër nivel.”-deklaroi Sylvinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco