Chelsea triumfon mes tensioneve ndaj Brighton, Liverpool bind ndaj Fulham

Chelsea triumfon mes tensioneve ndaj Brighton, Liverpool bind ndaj Fulham

17:19, 03/12/2023

Chelsea bind me dhjetë lojtarë ndaj Brighton, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Premier League, që u mbyll me rezultatin 3-2.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17’ me Fernandez që shënoi golin e avantazhit të vendasve, teksa në minutën e 21’ Colwill dyfishoi avantazhin.

Miqtë tentuan që të reagojnë dhe në minutën e 43’ Buonanotte gjeti golin dhe ngushtoi diferencën. Ndërsa në minutën e 45’ Gallagher mori kartonin e dytë të verdhë dhe la “Blutë e Londrës” me dhjetë lojtarë.

Ndonëse në inferioritet numerik Chelsea gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, me Fernandez që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Minuta në këtë sfidë pati edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja që u aktivizua në vend të Mudryk në minutën e 81’.

Rezultatin e këtij takimi e vulosën “pulëbardhat” në minutën e 90+2’, me Joao Pedro që realizoi golin e dytë, me një fund sfide që rezultoi shumë i tensionuar.

Pas javës së 14-të, Chelsea renditet në vend të 10-të me 19 pikë, teksa Brighton rendite në vend të tetë me 22 pikë.

Fitore e “çmendur” e Liverpool ndaj Fulham në “Anfield”, në javën e 14-të të Premier League.  “The Reds” triumfuan me rezultatin 4-3 në një ndeshje shumë të luftuar.

Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 20’ me Alexander-Arnold, megjithatë vetëm katër minuta më pas miqtë barazuan me Wilson.

Në minutën e 38’ Liverpool rimori avantazhin, me Mac Allister që realizoi golin e dytë për skuadrën e tij. Pjesa e parë u vulos nga Tete që shënoi golin e barazimit për Fulham në minutën e 45+3’.

Miqtë vazhduan me sulmet dhe në pjesën e 80’ ata shënuan golin e tretë me De Cordova-Reid dhe morën avantazhin.

Megjithatë në minutën e 87’ Endo barazoi, ndërsa vetëm një minutën më pas Alexander-Arnold realizoi golin e triumfit.

4-3 dhe Liverpool ngjitet momentalisht në vend të dytë me 31 pikë, teksa Fulham renditet në vend të 14-të me 15 pikë.

Bournemouth-Aston Villa u ndanë me barazimin 2-2, me golat që për vendasit u realizuan nga Semenyo 10’ dhe Solanke 52’, teksa për miqtë shënuan Bailey 20’ dhe Watkins 90’.

Pas javës së 14-të Bournemouth renditet në vend të 16-të me 13 pikë, teksa Aston Villa në vend të katërt me 29 pikë.

West Ham-Crystale Palace ndahen me barazimin 1-1, me golin që për vendasit e realizoi Kudus në minutën e 13’, teksa për miqtë shënoi Edouard në minutën e 53’.

Pas javës së 14-të të Premier League, West Ham rendite në vend të 9 me 21 pikë, teksa Crystal Palace në vend të 12-të me 16 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco