‘Nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani’/ Duka: Forca Shqipëri! Je skuadra më e bukur në botë

‘Nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani’/ Duka: Forca Shqipëri! Je skuadra më e bukur në botë

22:26, 02/12/2023

Spanja, Italia e Kroacia do të jenë kundërshtarët e Kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro 2024. 

Një grup që ka futur në mendime edhe trajnerët e skuadrave më të rëndësishme si Spanja e Italia, por që nuk ka zbehur entuziazmin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, ndër të tjera shkruan se kuqezinjtë nuk do të shkojnë si turistë në Gjermani.

Postimi i plotë i Dukës

Spanja, Italia, e Kroacia do të jenë kundërshtarët e Kombëtares sonë kuqezi në finalet e Kampionatit Europian ‘‘Gjermani 2024“. Është një grup shumë i bukur dhe i fortë njëkohësisht. Por futbolli është plot surpriza. Jam i bindur që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet si e barabartë ndaj të tre rivalëve. Respekt për Spanjën, Italinë e Kroacinë.

Por pavarësisht eksperiencës së tyre në finalet e këtij kompeticioni, ne nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Do të shkojmë të luajmë futboll dhe të provojmë të gjitha mundësitë tona. Ne kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe jam i bindur që Shqipëria do të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Gjermani vitin e ardhshëm. Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco