La Liga/ Real Madridi nuk gabon në ‘Bernabeu’, mposht Granadën e Uzunit

La Liga/ Real Madridi nuk gabon në ‘Bernabeu’, mposht Granadën e Uzunit

21:08, 02/12/2023

Real Madrid nuk gaboi në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe mposhti Granadën e Myrto Uzunit me shifrat 2-0.

Madrilenët shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Brahim Diaz në minutën e 26-të pas një asisti të Toni Kroos.

Në fraksionin e dytë, nuk mungoi edhe goli i njeriut më në formë te Reali, Rodrygo.

Braziliani nuk fali në minutën e 57-të kur përballë portierit kundërshtar e pati të pamundur për të gabuar.

Ndërkohë, pjesë e ndeshjes ishte edhe Uzuni, por sulmuesi i kombëtares u zëvendësua në minutën e 64-t.

Pas kësaj ndeshjeje, Real Madrid u ngjit në vend të parë me 38 pikë, po aq sa edhe Girona, ndërsa Granada mbetet me shtatë pikë në vend të 19-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco