Shorti i ‘Euro 2024’/ Kush duhet shmangur në vazon 2 ku është Shqipëria? UEFA publikon rezultatet e sondazhit

Shorti i ‘Euro 2024’/ Kush duhet shmangur në vazon 2 ku është Shqipëria? UEFA publikon rezultatet e sondazhit

17:10, 02/12/2023

Shorti i fazës finale të EURO 2024 ka ndezur entuziazmin e tifozëve në kontinent, pasi sot mësohet rrugëtimi i ekipeve të ndryshme në turneun që zhvillohet në Gjermani në verën e ardhshme.

Dhe normalisht kanë nisur edhe parashikimet e dëshirat mbi skuadrat që duhen shmangur apo jo në vazo të ndryshme.

Vetë UEFA ka organizuar një sondazh në faqen ë saj zyrtare në internet, duke pyetur tifozët se cila ishte skuadra që mendonin se duhej shmangur në çdo vazo.

Kështu ka qenë edhe për vazon 2, ku bën pjesë Shqipëria përkrah Hungarisë, Turqisë, Rumanisë, Danimarkës dhe Austrisë.

Sipas votuesve të UEFA-s, skuadra që duhet shmangur në short nga kjo vazo është Danimarka, e cila ka marrë 32% të votave deri një orë e gjysmë para hedhjes së shortit.

E dyta, e shkëputur me 21% ishte Turqia e më pas Hungaria me 18%.

Vetëm 11% mendojnë që duhet shmangur Shqipëria në short, duke e vendosur në të njëjtën kuotë me Rumaninë, ndërsa 7% mendojnë se Austria është ekipi që duhet shmangur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco