Ballkani mposhtet nga Viktoria Plzen në 'Air Albania', kualifikimi vendoset në ndeshjen e fundit

Ballkani mposhtet nga Viktoria Plzen në 'Air Albania', kualifikimi vendoset në ndeshjen e fundit

20:48, 30/11/2023

Ballkani u mposht 0-1 nga Plzen në “Air Albania”, rezultat që mban kampionët e Kosovës në vendin e fundit në grupin C të Conference League.

Ndeshje me dy fytyra për djemtë e Ilir Dajës, të cilët bënë mirë në 45 minutat e para. Por nuk ia dolën të gjenin golin e avantazhit.

Ndërkohë, Ballkani nuk tregoi asgjë në fraksionin e dytë të sfidës. Çekët realizuan golin e fitores nëntë minuta përpara fundit.

Sulc shfrytëzoi në maksimum daljen e gabuar të portierit Koliçi dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Ballkani luan takimin e fundit të grupit në “Maksimir” përballë Dinamos. Për t’u kualifikuar duhet fituar në Zagreb dhe Astana nuk duhet të mposhtë Plzenin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco