Renditja e re e FIFA, Kosova ngritet në pozitë rekord

Renditja e re e FIFA, Kosova ngritet në pozitë rekord

12:30, 30/11/2023

FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Kombëtarja e Kosova ka shënuar ngritje rekord.

Pas ndeshjeve të nëntorit, FIFA ka ardhur me përditësimin e ranglistës së ekipeve kombëtare, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar nga emrat, por jo edhe nga pozitat.

Argjentina vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Franca e dyta, Anglia e treti, Belgjika e katërta dhe Brazili e pesta, pasi ka rënë për dy pozita.

Pas tyre vjen Holanda e gjashta duke u ngritur një pozitë, Portugalia bie e shtata, Spanja mbetet e teta, ashtu sikurse Italia e nënta dhe Kroacia që mbyll dhjetëshen.

Pushimi ndërkombëtar i nëntorit ishte deri diku pozitiv edhe për Kombëtaren e Kosovës, e cila është ngritur për plot katër pozita dhe tani janë më lart në renditje se kurrë më parë.

Kosova ka kaluar nga vendi i 105-të në pozitën e 101-të, duke pasur 1202.77 pikë pas fitores ndaj Izraelit, barazimit me Zvicrën dhe humbjes nga Bjellorusia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco