Barazimet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe zbresin Shqipërinë në  renditjen e FIFA-s

Barazimet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe zbresin Shqipërinë në renditjen e FIFA-s

11:58, 30/11/2023

Shqipëria mbylli muajin nëntor me dy ndeshje, ato ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, sfida të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Kuqezinjtë morën dy barazime në këto përballje duke arritur objektivin për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani, madje duke u renditur si të parët në Grupin E duke lënë pas Çekinë.

Megjithatë, kualifikimi i arritur nëpërmjet dy barazimeve ka ndikuar në pozitat e kombëtares sa i takon klasifikimit në FIFA. Të besuarit e Sylvinhos kanë humbur tre pozicione për muajin nëntor dhe nga hera e fundit që renditeshin në vendin e 59-të, tashmë mbajnë vendin e 62-të.

Nga ana tjetër, ajo që përfiton plot katër pozicione është Kosova. Dardanët në nëntor fituan me Izraelin, barazuan me Zvicrën dhe humbën me Bjellorusinë. Kështu, Kosova nga vendi i 105, tashmë ka kaluar në vendin e 101.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco