Spektakël golash në Champions/ Interi shmang disfatën, Arsenal luan 'tenis' ndaj Lens

Spektakël golash në Champions/ Interi shmang disfatën, Arsenal luan 'tenis' ndaj Lens

23:00, 29/11/2023

Arsenal ka fituar mbrëmjen e sotme me shifrat e thella 6-0 ndaj Lens. Anglezët nuk e kanë diskutuar në asnjë moment sfidën, duke menaxhuar totalisht 90 minutat. Me këtë rezultat, Arsenal siguron vendin e parë me 12 pikë.

Real Madrid ka marrë një fitore fantastike ndaj Napolit me rezultatin 4-2. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1 për spanjollët, ndërsa në të dytën barazuan italianët në mënyrë provizore. Më pas, në minutën e 83’, Real Madrid shënon golin e tretë falë perlës së Paz dhe në të 94′ golin e katërt me Joselu. Me këtë rezultat, Real Madrid siguron vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Napoli pret sfidëne fundit.

Inter ka marrë një barazim spektakolar ndaj Benfica. Portugezët e mbyllën pjesën e parë me shifrat 3-0, por zikaltërit barazuan gjithçka në 3-3, dërsa befasia ishte Bayern Munich që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Copenhagen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco