Florent Muslija në radarin e klubeve të Bundesligës

Florent Muslija në radarin e klubeve të Bundesligës

18:47, 27/11/2023

Futbollisti kosovar, Florent Muslija, me paraqitjet e tij ka bërë që të tërheq interesimin nga disa klube të elitës së futbollit gjerman.

25-vjeçari po shkëlqen këtë edicion në kategorinë e dytë të futbollit gjerman aty ku po aktivizohet në radhët e Paderbornit.

Ai është shndërruar në njërin nga lojtarët kryesor të ekipit, teksa në 15 paraqitje këtë sezon ai ka qenë autor i tetë golave dhe ka bërë katër asistime.

Sipas asaj që raporton gazetarit Florian Plettenberg, klubi gjerman po insiston për të mbajtur Muslijën në ekip, por rinovimi i kontratës deri më tani duket i pamundur.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco