Sfida për Festën e Flamurit, atleti vrapon nga Prishtina drejt Tiranës

Sfida për Festën e Flamurit, atleti vrapon nga Prishtina drejt Tiranës

17:51, 27/11/2023

 

Erzen Zyberaj u nis nga Kosova në këmbë drejt Shqipërisë për festën e 28 Nëntorit.

Atleti e ka nisur rrugëtimin e tij nga Prishtina dhe do ta përmbyllë në Tiranë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin e distancave të gjata për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.

 “Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.

Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco