Mbrojtësi i Partizanit dëmtohet rëndë, mbyll sezonin para kohe

Mbrojtësi i Partizanit dëmtohet rëndë, mbyll sezonin para kohe

16:19, 27/11/2023

 

Altin Bytyçi do të mungojë për disa muaj tek Partizani. Mbrojtësi i të kuqve u dëmtua në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit duke lënë fushën e lojës para kohe.

Rezonanca ka zbuluar se 22-vjeçari ka këputur ligamentin, dëmtim që do detyrojë që të qëndrojë për 6-8 muaj larg fushave të lojës. Një dëmtim i rëndë për mbrojtësin, i cili ishte kthyer në një titullar fiks në formacionin e Abilaliajt.

Bytyçi u transferua tek të kuqtë nga Kukësi në merkaton e verës. 22-vjeçari luajti në 11 ndeshje në këtë edicion me Partizanin, por me shumë gjasa do të kthehet të veshë fanellën e kampionëve në edicionin e ardhshëm. Të kuqtë me shumë gjasa do të ndërhyjnë në merkaton e janarit për të gjetur një zëvendësues për Bytyçin.

Partizani i ka vuajtur shumë dëmtimet në javët e fundit, teksa po në të njëjtën ndeshje u dëmtua dhe Marçelino Preka, i cili po ashtu i është nënshtruar një ndërhyrjeje e do të mungojë për disa javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco