E bujshme/ Jasir Asani drejt La Ligës, skuadra spanjolle e kërkon me ngulm

E bujshme/ Jasir Asani drejt La Ligës, skuadra spanjolle e kërkon me ngulm

12:14, 27/11/2023

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt Kampionatit Europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë 2 asist në 8 ndeshjet që u aktivizua.

28-vjecari ishte surpriza e Sylvinhos në nisjen e këtij rrugëtimi, me sulmuesin nga Shkupi që e shpërbleu më së miri besimin e brazilianit.

Asani prej një edicioni luan në Korenë e Jugut te skuadra e Gwangju, por pritet që pas paraqitjeve mbresëlënëse me kuqezinjtë, 28-vjecari pritet të rikthehet në Europë.

Sipas “SuperSport”, e ardhmja e Asanit lidhet me La Ligën, ku skuadra e Las Palmas është gati që të blejë kartonin e lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë.

Klubi nga Koreja pretendon rreth 1 milion euro për ta lënë të lirë Asanin, shifër e pranueshme për ekipin spanjoll.

Megjithatë, Las Palmas do të ketë konkurrencë nga Gjermania dhe Arabia Saudite.

Anësori kuqezi ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve në Gjermani, por për të ka pasur interesim nga sheikët arab, që gjithashtu kanë kërkuar informacion për Asanin.

Përfaqësuesit e lojtarit, por negociojnë për të vendosur më pas të ardhmen e sulmuesit nga Shkupi, i cili ka si prioritet të transferohet në një skuadër ku të aktivizohet rregullisht, në mënyrë që të jetë në formë për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm.

E sigurt është që Asani nuk do të vijojë të luajë më në Kore, e me shumë gjasa do ta shohim në një nga kampionatet më të forta në Europë si La Liga Spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco