Erkand Karaj është trajneri i ri i kombëtares së basketbollit për meshkuj

Erkand Karaj është trajneri i ri i kombëtares së basketbollit për meshkuj

11:43, 27/11/2023

Erkand Karaj është trajneri i ri i kombëtares së meshkujve në basketboll.

41-vjeçari, që aktualisht drejton Tiranën kampione në Superligë, do të ketë detyrën e vështirë të udhëheqë kuqezinjtë në arenën ndërkombëtare.

Karaj do të zërë vendin e grekut Antonios Doukas, që drejtoi kuqezinjtë në eventin e fundit ndërkombëtar.

Kështu, Federata Shqiptare e Basketbollit i rikthehet drejtimit të kombëtares nga ish-basketbollistë që kanë bërë emër si me fanellën kuqezi ashtu dhe në kampionatin shqiptar.

Erkand Karaj ka luajtur për shumë vite me kombëtaren, duke qenë organizatori i ekipit kuqezi dhe tani do të drejtojë ekipin drejt një ringritje, ashtu sikurse bëri vjet me Tiranën, që e shpalli kampione.

Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, i ka besuar përvojës që Karaj ka fituar ndër vite si lojtar e më pas si trajner.

Ndërkohë, është prezantuar edhe sekretari i ri i Federatës Shqiptare të basketbollit, Franko Bushati.

Një ish-basketbollist, që do të ulet në postin e kreut të ekzekutivit të FSHB-së, në vend në Korab Llazani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco