Zhegrova titullar, Lille triumfon në transfertë dhe zhyt Lyon-in në krizë

Zhegrova titullar, Lille triumfon në transfertë dhe zhyt Lyon-in në krizë

22:40, 26/11/2023

 

Lyon nuk po mundet të dalë nga kriza, ndërsa është mundur me rezultatin 0-2 në “Parc Olympique Lyonnais” nga Lille.

Sfida e vlefshme për javën e 13-të të Ligue 1 u dominua nga miqtë, të cilët zhbllokuan takimin në minutën e 27’ me David. Vetëm pesë minuta më pas Santos dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.

Në fraksionin e dytë, nga të dyja skuadrat u tentuan portat respektive, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova e nisi këtë takim nga minuta e parë dhe luajti deri në minutën e 83’, kur u zëvendësua nga Ounas, ndërsa tregoi një formë shumë të mirë.

Pas kësaj përballjeje Lyon vazhdon të vuajë në fund të renditjes me shtatë pikë, teksa Lille renditet në vend të katërt me 23 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco