UEFA nuk bën përjashtime/ Camarda debutoi në Serie A, por nuk luan dot në Champions

UEFA nuk bën përjashtime/ Camarda debutoi në Serie A, por nuk luan dot në Champions

22:38, 26/11/2023

 

Në moshën 15-vjeçare e 260 ditë, Francesco Camarda u shndërrua në futbollistin më të ri që aktivizohet në elitën italiane, Serie A. Datën 25 nëntor të vitit 2023, sulmuesi i Milan me siguri që do ta mbajë mend gjatë me trajnerin Stefano Pioli që i dha mundësinë të shkelte tapetin e San Siros në minutën e 83. Dëmtimet e shumta bën që trajneri i kuqezinjve t’i besojë djaloshit të talentuar.

Tashmë, pyetjet janë të shumta dhe të gjithë kërkojnë të dijnë nëse Camarda mund të bëhet pjesë edhe e listës së Champions League për ndeshjen delikate që kuqezinjtë luajnë ndaj Borussia Dortmund. Përgjigja është jo. Camarda nuk mund të luajë në Europë teksa rregullat e UEFA-s janë shumë të qarta.

Për të luajtur në Champions League një futbollist duhet të ketë mbushur minimalisht 16-vjeç dhe të ketë nënshkruar një kontratë profesioniste. Ky nuk është rasti i Camardës i cili as ka mbushur 16-vjeç dhe as që ka një kontratë profesioniste për momentin.

Nëse në Serie A u bë një përjashtim dhe Federata e lejoi Camardën të aktivizohej pas një kërkesë speciale të Milan, UEFA nuk toleron dhe anashkalon rregullat e saj. Ndaj, për debutimin në Europë me fanellën e Milan, Camardës i duhet të presë ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco