Sociedad nuk gabon në shtëpi, baskët mposhtin Sevillan

Sociedad nuk gabon në shtëpi, baskët mposhtin Sevillan

19:04, 26/11/2023

Real Sociedad koleksionoi fitoren e dytë radhazi teksa triumfoi në shtëpi ndaj Sevillas me shifrat 2-1. Skuadra baske i shënoi të dyja golat brenda pjesës së parë teksa goli i parë erdhi në minutën e tretë si pasojë e një autogoli të Dmitrovic. 19 minuta më pas, vendasit shënuan edhe golin e dytë me anë të Sadiq.

Në pjesën e dytë, En Nesyri shkurtoi diferencat, megjithatë Real Sociedad e mbrojti me fanatizëm avantazhin dhe mori tre pikë mjaft të rëndësishme teksa Sevilla u penalizua edhe nga dy kartonat e kuq nga Ramos dhe Jesus Navas. Pas këtij trepikëshi, Sociedad ngjitet në kuotën e 25 pikëve në vend të pestë ndërsa Sevilla mbetet në vendin e 15 me 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco