7 pikë në 14 ndeshje, Uzuni ngelet pa trajner

7 pikë në 14 ndeshje, Uzuni ngelet pa trajner

16:11, 26/11/2023

 

Myrto Uzuni arriti që të shënojë edhe në ndeshjen e së premtes mes Alaves dhe Granadës, por realizimi i sulmuesit kuqezi nuk i mjaftoi skuadrës së tij, që u mund 3-1. Kjo humbje duket se ka mbushur kupën për trajnerin Paco López. Vetë klubi ka njoftuar përmes një deklarate për mediat se tekniku 56-vjeçar nuk do të jetë më timonieri i skuadrës.

Në këto 14 javë Granada ka marrë 7 pikë, falë 1 fitoreje dhe katër barazimeve, shifra këto që e rendisin në vendin e parafundit të La Ligas. Në një situatë të tillë drejtuesit duan të ndryshonë diçka dhe synojnë të nisin një projekt të ri me një tjetër trajner.

Myrto Uzuni e ka gjetur në 5 raste rrugën e rrjetës, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës së bashku me Zaragoza. Tani, beratasi do të presë për të mësuar se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës. 28-vjeçari deri më tani ka qenë një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco