Berat Gjimshiti flet si kapiten i kuqezinjve: Do japim gjithçka në fushë!

Berat Gjimshiti flet si kapiten i kuqezinjve: Do japim gjithçka në fushë!

18:29, 11/10/2023

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka dalë në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Silvinjo, në prag të ndeshjes së nesërme me Çekinë e vlefshme për “EURO 2024”.

“Në futboll duhet të fokusohesh ndeshje për ndeshje, është momenti i bukur dhe i vështirë, jemi shumë gati për tu përballur në këtë ndeshje.

Sigurisht euforia është më shumë nga jashtë se nga brenda, i dimë vlerat e kundërshtarit dhe tonat, do të japim gjithçka nesër. Ismajli është një mungesë për të gjithë skuadrën, por kemi lojtarë që janë prej vitesh në skuadër, i besoj të gjithë lojtarëve që luajnë me mua njësoj.

E pamë që Çekia është një skuadër shumë fizike, ka për të qenë pothuajse e njëjtë ndeshje, kanë shumë kualitet, nuk ishte e lehtë të merrnim barazimin atje, ndoshta ne do të kemi më shumë raste nesër.

Shpresoj të shënoj, nëse nuk jam unë mjafton të jetë dikush tjetër, është e rëndësishme të shënojmë”, deklaroi Gjimshiti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco