Interi pas yllit të Real Madridit

Interi pas yllit të Real Madridit

10:47, 31/05/2023

Nacho Fernandez duket se po numëron ditët tek Real Madridit.

Asi i ‘Los Blancos’ kërkohet nga klubi i madh italian, Inter. Kontrata e lojtarit me madrilenët është afër skadimit, dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg ‘Bernabeut’.

Sipas medieve spanjolle, Nacho është objektiv i Interit, skuadër kjo që tashmë është duke menduar për sezonin e ri të garave.

‘Nerazurët’ thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit kontratë trevjeçare. Krerët e skuadrës italiane mësohet se tashmë kanë nisur negociatat me agjentin e Nacho-s, të cilin synojnë të transferojnë në ‘Guissepe Meaza’ gjatë kësaj verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco